Manaj: Bashkimi i madh i LDK-së po merr mbështetje të fuqishme në Pejë

featured
Press Online
30 Maj 2026, 21:14

Shkëmb Manaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka thënë se Peja dhe Rrafshi i Dukagjinit po i japin mbështetje të fuqishme LDK-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Manaj ka vlerësuar se fryma e fitores tashmë është e pranishme në rajonin e Dukagjinit dhe se qytetarët po e përkrahin bashkimin politik të LDK-së.

“Peja e mbështet fuqishëm bashkimin e madh të LDK-së. Kushtrimi i fitores ka ra në Rrafsh të Dukagjinit”, ka shkruar Manaj.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së dhe kandidatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme, duke promovuar numrin 113 të subjektit, si dhe kandidaturat e Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut dhe të tijën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter