Lorik Maxhuni, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka falënderuar të rinjtë e Vushtrrisë për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në takimet e zhvilluara gjatë fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Maxhuni vlerësoi energjinë, besimin dhe diskutimet e hapura me të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në zhvillimin e vendit.
“Faleminderit të rinjve të Vushtrrisë për energjinë, besimin dhe diskutimin e hapur. Rinia është forca që e çon përpara Vushtrrinë dhe Kosovën”, ka shkruar ai.
Kandidati i PDK-së theksoi se angazhimi i të rinjve në proceset politike dhe shoqërore është jetik për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ndërsa shprehu mirënjohje për përkrahjen që po merr gjatë fushatës.
Maxhuni garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 27 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.




