Publikohen formacinet zyrtare për finalen e UEFA Champions League në Budapest!
PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia
Trajner: Luis Enrique
ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard
Trajner: Mikel Arteta

Sot në orën 18:00 në ‘Puskas Arena’ të Budapestit do të zhvillohet finalja e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Dueli anglo-francez është i shumëpritur nga tifozët edhe për shkak të formës sportive të të dyja skuadrave, me ndeshjen që parashikohet ‘e luftuar’ në çdo sektor të fushës.
PSG vjen si kampion i freskët i Francës dhe kampion në fuqi i Champions League, ndërsa Arsenali po përjeton një vit fantastik pasi pas 22 vitesh ia doli që të marrë trofeun e kampionit në Premier Leaguen angleze të futbollit.
Dueli i sotëm do të jetë i teti në gjithë historinë mes dy klubeve. Më herët gjithçka ka qenë në ekuilibër. Dy fitore ka PSG, dy fitore Arsenali dhe tre ndeshje të tjera janë mbyllur na barazim. Arsenali ka shënuar tetë gola në portën e PSG-së, teksa ka pësuar shtatë.
LEXO EDHE: Sonte ngrin Europa, PSG mbron fronin, Arsenali kërkon historinë në finalen e çmendur!
Në sezonin e shkuar të Champions League, aty ku PSG u shpall kampion pasi mposhti në finale 5-0 Interin, të dyja klubet u ndeshën tre herë. Në fazën e ligës Arsenali fitoi 2-0, ndërsa në gjysmëfinale PSG fitoi 0-1 në Londër dhe 2-1 në Paris duke shkuar në finale, ku më pas fitoi edhe trofeun.
Arbitri – Për këtë ndeshje UEFA i ka besuar gjykimin gjermanit Daniel Siebert, një prej emrave më në zë të arbitrimit në vitet e fundit. Si asistentë ndihmës do jenë gjermanët Jan Seidel dhe Rafael Foltyn, ndërsa arbitër i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer. Në VAR do të jetë gjermani Bastien Dankert.
Tifozët – ‘Puskas Arena’ ka një kapacitet prej 67.155 tifozësh, ndërsa të shumtë janë ultrasit e të dyja klubeve që kanë ‘pushtuar’ Budapestin. Secili klub ka në dispozicion nga 17 mijë bileta, me pjesën tjetër që supozohet të jetë tifozeri ‘neutrale’. Festa në rrugët e Budapestit ka nisur që dje, ndërsa nuk kanë munguar përleshjet e dhunshme mes dy tifozerive, edhe pse të lokalizuara.
Mungesat – PSG ia ka dalë të rikuperojë në kohë Akimin dhe Dembele, ndërsa për Arsenalin mungesë e sigurt është ajo e Ben White.




