Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas alarmit për dron

featured
Press Online
30 Maj 2026, 11:30

Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur për më shumë se një orë, pasi pranë pistave të fluturimit është raportuar prania e një droni. Incidenti ka sjellë pezullim të përkohshëm të disa fluturimeve dhe vonesa për pasagjerët.

Mynihu, i cili është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Gjermani, u detyrua të ndërpresë operacionet për arsye sigurie, ndërsa autoritetet u kërkuan udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të nisen drejt aeroportit.

Sipas Policisë Federale Gjermane, rreth orës 09:00 pilotët kanë raportuar një objekt të dyshimtë në ajër pranë aeroportit. “U vërejt një objekt fluturues potencialisht i paautorizuar në afërsi të aeroportit të Mynihut”, deklaroi zëdhënësi Stefan Bayer për mediat gjermane.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar burimin e dronit dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit, i cili vjen në një kohë kur raste të ngjashme janë shtuar në disa aeroporte europiane.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter