Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë në Podujevë është arrestuar për sulm seksual.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premten dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.




