Hoxha: Konflikti PDK-VV është bashkëinteres për mobilizim elektoral

featured
Press Online
29 Maj 2026, 21:55

Analisti politik, Ylli Hoxha, vlerëson se ditët në vijim në fushatën politike do të karakterizohen me përplasje mes partive politike e që sipas tij për qëllim ka mobilizimin e elektoratit të tyre.

Hoxha, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, tha se një ‘konflikt’ mes PDK-së dhe VV-së mund t’i ndihmojë të dyja palët në mobilizimin e votuesve, duke e cilësuar këtë si një “bashkëinteres politik”.

Megjithatë, Hoxha u shpreh se pret dalje më të ulët në votime krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

“Këto 10 ditë do të jetë beteja se sa do të mobilizohet dhe sa do të elektrizojnë partitë politikë elektoratin në përgjithësi dhe njerëzve ballafaqimi PDK-VV do t’ju duhet si një lloj sulmi i pakompromis mes njëri-tjetrit por është bashkë-interes sepse një konflikt mes PDK-së dhe VV-së do t’i mobilizojë të dy taborret më lehtë. Nuk besoj që do të jetë një sukses i plotë i partive politikë për të mobilizuar elektoratin e vet po ashtu besoj se do të ketë dalje më të ulët sesa në dhjetor ndjeshëm do të ketë pak rebelim dhe pak më shumë mospërfillje të qytetarëve. Mos të harrojmë se 7 qershori është kohë ideale për vikend në Durrës dhe Shëngjin. Njeriu që është nervozuar me gjithë këto situata dhe këtë katrahurë demokratike që një vit e disa muaj nuk merr pjesë as në sondazhe”, thotë Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=9ofVyQCzUKw

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter