Gjatë vitit 2025 është shënuar rritje e numrit të personave madhor të raportuar për vepra penale, por në të njëjtën kohë është ulur numri i personave të akuzuar dhe të dënuar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell PressOnline.al.
Janë regjistruar 14.237 autorë të raportuar, 6.996 të akuzuar dhe 6.371 persona të dënuar.
Pjesa më e madhe e veprave penale lidhen me deliktet pasurore dhe shkeljet në komunikacion. Në kategorinë e delikteve pasurore janë evidentuar 3.484 autorë të raportuar, ndërsa për veprat që lidhen me sigurinë në komunikacion janë regjistruar 3.216 raste.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se te të miturit, veprat më të shpeshta janë deliktet pasurore, të pasuara nga veprat kundër rendit publik dhe jetës, si dhe shkeljet në komunikacion. (PressOnline.al)


