Rama: Fushata e PDK-së nisi fuqishëm në Ferizaj, më 7 qershor do të ketë “STOP”

featured
Press Online
29 Maj 2026, 11:39

Kandidati për deputet nga radhët e partisë demokratike, Rrahman Rama, ka deklaruar se fushata zgjedhore e kësaj partie ka nisur me energji dhe entuziazëm të madh në Ferizaj.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve dhe angazhimi i aktivistëve po i japin besim për fitore, ndërsa shtoi se “pas 10 ditësh do të ketë STOP”.

“Sonte në Ferizaj nisëm rrugëtimin e kësaj fushate, e cila më 7 qershor do të kurorëzohet me rezultat të jashtëzakonshëm të PDK-së.

Gjithë entuziazmi i mbështetësve dhe vullneti i aktivistëve, më bëjnë të besoj se pas 10
ditësh do të ketë STOP!

Faleminderit për përkrahje Ferizaj. Shihemi Kosovë!”, ka shkruar Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter