Panik në Tetovë: Ndiqet me veturë nëpër qytet, përfundon i rrokullisur në rrugën për Poroj

featured
Press Online
28 Maj 2026, 13:51

Një incident i pazakontë është raportuar në Tetovë, ku një qytetar pretendon se është ndjekur me veturë nëpër qytet, ndërsa më pas ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Sipas denoncimit të F.I. (36) nga Tetova, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “29 Nëntori”, kur një veturë “Volkswagen Golf” ka goditur automjetin e tij “Peugeot 607” dhe më pas ka nisur ta ndjekë.

Ai ka deklaruar se gjatë ikjes ka vërejtur edhe një automjet zyrtar të MPB-së me drita rrotulluese të ndezura, por nga frika nuk është ndalur dhe ka vazhduar drejt rrugës së re për në Poroj, ku ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me automjetin.

SPB Tetovë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti misterioz.TS

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter