Një këmbësore ka vdekur si pasojë e goditjes nga një automjet në fshatin Zllopek të Pejës.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia sot është informuar për një aksident në fshatin Zllopek në Pejë, ku në aksident janë përfshirë një këmbësore dhe një veturë. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend ngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve dhe Prokurori i Shtetit”, tha Gashi për Dukagjinin.




