Henrikh Mkhitaryan është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij me Interin, ndërsa mediat italiane raportojnë se mesfushori armen ka dhënë miratimin për rinovimin e kontratës me zikaltërit.
Sipas Sky Sport, futbollisti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe është i motivuar për të vijuar projektin me Interin, veçanërisht pas dëshirës së trajnerit Cristian Chivu për ta mbajtur në skuadër.
Kontrata aktuale e Mkhitaryan skadon më 30 qershor, por palët pritet të ulen së shpejti në tryezë për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes së re.
Raportohet se mesfushori 37-vjeçar do të firmosë një zgjatje njëvjeçare deri në verën e vitit 2027. Megjithatë, paga e tij pritet të jetë më e ulët se ajo aktuale, e cila arrin në rreth 3.8 milionë euro neto në sezon.
Mkhitaryan ka qenë një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në skuadrën zikaltër dhe konsiderohet një element i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe në projektin teknik të klubit italian.




