Jacob Elordi është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet, pasi reagimi i tij pas largimit dramatik të personazhit Nate Jacobs nga “Euphoria” ka ndezur menjëherë debat mes fansave.
Personazhi i Nate Jacobs u eliminua në mënyrë të papritur dhe të errët pas tre sezonesh, në një skenë që përfshinte edhe një gjarpër me zile, duke u konsideruar nga shumë ndjekës si një nga momentet më tronditëse të serialit.

Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë publikun nuk ishte vetëm fundi dramatik i personazhit, por mënyra si vetë Elordi reagoi pas xhirimeve.
Në pamjet nga prapaskenat, aktori shihet duke buzëqeshur, bërë shaka dhe duke e marrë me humor situatën, çka ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Disa fansa e interpretuan sjelljen e tij si një shenjë lehtësimi, duke komentuar me humor se aktori më në fund “u çlirua” nga personazhi kompleks dhe i errët i Nate Jacobs.

Të tjerë, ndërkohë, u shprehën të zhgënjyer për mënyrën si u mbyll historia e personazhit, duke pretenduar se ai meritonte një fund tjetër në serial.
Edhe pse Jacob Elordi nuk ka bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për largimin nga Euphoria, ai ka folur më herët për rëndësinë që seriali ka pasur në karrierën dhe jetën e tij personale.




