Rënia e veturës nga ura në Dollc të Klinës ndodhi si shkak i një aksidenti, policia jep detaje

featured
Press Online
27 Maj 2026, 20:36

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona dhe që të shtatit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth ores 17:20 policia është njoftuar për një aksident në Dollc ku kanë qenë të perfshira dy vetura. Njëra prej tyre kur jane aksidentuar ka renë poshtë urës. Shtatë persona kanë marrë lendime dhe janë derguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Sipas tij, hetuesit e aksidenteve kane dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter