Lamtumira e Pedros: Lazio erdhi në momentin e duhur, do mbetet gjithnjë në zemrën time!

featured
Press Online
27 Maj 2026, 19:22

Lazio po përjeton një moment lamtumirash. Pas Elseid Hysaj, i erdhi radha Pedro Rodriguez të përshëndetet për herë të fundit me tifozët bardhekaltër, ndërkohë që këtë të mërkurë u zyrtarizua edhe mbyllja e bashkëpunimit mes klubit roman dhe trajnerit Maurizio Sarri.

Pedro Rodriguez përmes kanaleve zyrtare të Lazios,  falënderoi klubin bardhekaltër për mundësinë që i dha.

‘Të kesh mundësinë të jetosh këtu dhe të luash me Lazon ishte diçka e mrekullueshme, do të mbetet në zemrën time-theksonte Pedro-më vjen keq që nuk pata mundësinë të bëj diçka më shumë, por largohem i kënaqur sepse dhashë gjithçka. Lazio për mua ishte një mundësi. Jam shumë i lumtur që e gjeta këtë skuadër, erdhi në momentin e duhur dhe do ta mbaj gjithmonë në zemrën time’

Më pas spanjolli duke kujtuar të gjithë karrierën e tij, zgjodhi derbin e tij të parë kundër Romës si momentin më domëthënës të eksperiencës së tij me fanelën bardhekaltër

‘Më lanë jashtë, ishte shumë e komplikuar për mua. Doja të luaja një ndeshje të bukur për njerëzit dhe për veten time-shtoi Pedro Rodriguez-shënova, fituam dhe festuam. Ishte diçka personale që më duhej, ishte momenti më domëthënës që përjetova këtu edhe pse ka pasur edhe shumë momente të tjera’

LEXO EDHE: Ethe merkatoje në stolat europianë, Iraola pezullon Milanin, Leverkusen hidhet në sulm për Filipe Luís!

Më pas, duke analizuar karrierën e tij, Pedro pranoi se kishte fatin të bënte një rrugëtim të bukur dhe të fitojë trofe të rëndësishëm si Botërori apo Liga e Kampioneve

‘Në fund të luaja në nivele të tilla ka qenë një privilegj për mua, ishte me të vërtetë një udhëtim i bukur për ta mbyllur më pas këtu te Lazio, një skuadër me shumë histori-tha Pedro Rodriguez-jam shumë i kënaqur, kam pasur një karrierë shumë të bukur dhe kam dhënë gjithçka’.

Dhe në fund, Pedro Rodriguez i dedikoi fjalët më të ëmbla për tifozët e Lazios

‘Tifozët, janë gjëja më e mirë e Lazios. Shpresoj që në të ardhmen mund të gjendet një zgjidhje, tani është një moment i komplikuar dhe i vështirë për t’u menaxhuar mentalisht. I uroj klubit dhe tifozëve që të mund të bëhen sërish bashkë një ditë. Shumë herë do të vij në stadium dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të vijë edhe një trofe, e meritojnë’-përfundoi Pedro Rodriguez.

LEXO EDHE: Biseda virale me njeriun “fantazme”, Pep Guardiola zgjidh enigmën e madhe të momentit epik në stolin e ekipit

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter