Cakolli: Vendimi për 2 milionë euro për linjat ajrore cenon garën zgjedhore

featured
Press Online
27 Maj 2026, 19:14

Eugen Cakolli nga IKD-ja, ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore, duke e cilësuar atë si problematik si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë të procesit zgjedhor.

Sipas tij, si vendimi ashtu edhe arsyetimi i dhënë nga kryeministri Albin Kurti janë në vazhdën e praktikave që, sipas tij, lidhen me shkelje të ngjashme dhe me përdorimin e masave që prekin kategori të caktuara demografike.

Cakolli ka theksuar se Ligji për Qeverinë nuk lejon marrjen e vendimeve përtej planifikimeve aktuale buxhetore dhe planit të miratuar të punës, duke shtuar se këto dokumente, sipas tij, nuk janë as publikë ose mund të mos ekzistojnë fare.

“Edhe vendimi i djeshëm edhe arsyetimi i sotëm janë në vazhdën e shkeljeve dhe retorikes së tillë të ngjashëm që ka mbizotëruar për të cilëndo shkelej tjetër të kësaj natyre përfshirë edhe ndarjen e mjeteve për disa prej kategorive kryesore demografike dh elektorale përfshirë gratë lehona pensionistët studentët e të tjera.  Përtej të qenit shkelje ligjore në kuptim të tejkalimit të dispozitave të ligjit për qeverinë i cili përcakton që nuk mund të marrë vendimi përtej planifikimeve aktuale buxhetore dhe përtej planit të miratuar të punës me këtë të fundit që as nuk ehte publik e mbase as nuk ekziston fare”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se një vendim i tillë në prag të zgjedhjeve cenon parimet e zgjedhjeve të ndershme dhe garës së barabartë politike.

“Po cenohet gara zgjedhore, shtetet e tjera mund të aplikojnë modele të tilla, por nuk i marrin në prag të zgjedhjeve,” ka deklaruar Cakolli.

https://www.youtube.com/watch?v=0UQDh1cGjH0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter