Hamza: Kurban Bajrami të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin dhe me shpresën për Kosovën

featured
Press Online
27 Maj 2026, 14:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe për unitet, dinjitet dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi rëndësinë e familjes, respektit për njëri-tjetrin dhe ruajtjes së vlerave mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar liria e Kosovës.

Ai u shpreh se sfidat dhe krizat janë të përkohshme, ndërsa vullneti për ndryshim, zhvillim dhe mirëqenie duhet të mbetet më i fortë.

“Kjo festë të shërbejë si frymëzim që të jemi më të bashkuar, më afër njëri-tjetrit dhe më të vendosur për ta ndërtuar një Kosovë me më shumë mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje”, ka shkruar Hamza në urimin e tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter