Aleanca për Ardhmërinë ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Ardian Gjini, ka vlerësuar harmoninë fetare në Kosovë dhe rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e mesazheve për drejtësi dhe kujdes ndaj qytetarëve.
“Është një festë, një festë e madhe e besimtarëve myslimanë në Kosovë, mirëpo është festë që edhe besimtarë të tjerë e respektojnë. Ajo që kisha mujt me iu thënë sot është që Kosova dhe populli shqiptar me të vërtetë janë me fat për harmoninë fetare që e kemi, po edhe për mesazhin që e përcjellë Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi për një shtet të drejtë, për një shtet që kujdeset për qytetarët e vet. Edhe në emrin të Aleancës, i kam ofruar edhe këto fjalë sot edhe për Myftiun Tërnava dhe për gjithë Bashkësinë Islame të Kosovës”, tha Gjini. /eo




