Punëtori i bankës në Prizren raporton zbulimin e 308 kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara

featured
Press Online
27 Maj 2026, 11:02

Një rast i dyshuar i parave të falsifikuara është raportuar në Prizren, ku në një bankë janë identifikuar qindra kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 26 maj 2026 rreth orës 09:15 në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Ankuesi, një punëtor i bankës, ka njoftuar policinë se përmes aparatit verifikues janë detektuar gjithsej 308 kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si falsifikime.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter