Ylli i “Game of Thrones” rrëfen tmerrin që i ndryshoi jetën! “Mendoja se do të shpëtoja botën…”

featured
Press Online
27 Maj 2026, 04:51

Hannah Murray ka folur hapur për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, duke zbuluar se përjetoi një krizë të rëndë psikotike pasi u përfshi në një grup që promovonte praktika të “shërimit energjetik” dhe mirëqenies shpirtërore.

Aktorja britanike, e njohur për rolin e Gilly-t në “Game of Thrones”, tregoi se gjithçka nisi gjatë xhirimeve të filmit “Detroit” në vitin 2017, kur njohu një person që prezantohej si “shërues energjie”.

Fillimisht, Murray mendoi se po gjente një mënyrë për qetësi emocionale dhe balancë mendore, por me kalimin e kohës u përfshi gjithnjë e më thellë në rituale dhe kurse të kushtueshme që lidhen me spiritualitetin.

Sipas saj, besimi ndaj njerëzve të grupit bëri që të mos vinte në dyshim ndikimin psikologjik që këto praktika po kishin mbi të. Situata mori kthesë dramatike kur ajo filloi të përjetonte mendime maniake dhe humbje të kontaktit me realitetin.

Aktorja kujtoi se gjatë një aktiviteti në Londër pësoi një krizë të rëndë mendore, ku besonte se kishte një “mision të jashtëzakonshëm” dhe se mund të ndryshonte botën.

Më vonë, Murray u diagnostikua me çrregullim bipolariteti, ndërsa sot thotë se e sheh gjithë eksperiencën si një paralajmërim për mënyrën se si manipulimi psikologjik mund të ndikojë te njerëzit.

Përmes librit të saj autobiografik, ajo synon të tregojë se problemet e shëndetit mendor mund të prekin këdo, pavarësisht famës, edukimit apo statusit social.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter