Rama takohet me bashkëluftëtarë: Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës

featured
Press Online
27 Maj 2026, 02:07

Kandidati për deputet nga radhët e Partisp Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka deklaruar se bashkë me bashkëluftëtarë është mbledhur për të shprehur mbështetjen për kandidatin e partisë për kryeministër, Bedri Hamza.

Rama tha se takimi me ish-bashkëluftëtarë kishte për qëllim konfirmimin e përkrahjes për programin e PDK-së dhe kandidaturën e Hamzës për kryeministër.

“Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës.

Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë.

Shokët e luftës i falenderova për përkrahjen e palëkundur”, ka shkruar Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter