Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për 190 zyrtarë të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 7 qershor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, këta zyrtarë do të angazhohen për raportimin e rezultateve preliminare nga Qendrat e Votimit që do të hapen për votim në komuna të ndryshme të Kosovës, njofton Dukagjini.



