Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim Drenicë, ku ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.
Sipas Haxhiut, ata janë mirëpritur në konakun e Musli Hazirit në Leçinë, ku është diskutuar për situatën politike dhe nevojën për ndryshim.
“Drenica e mobilizuar për ta ndalur krizën dhe për ta bërë ndryshimin pozitiv për Kosovën,” ka deklaruar Haxhiu, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin: “STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, ka thënë ai në një postim në Facebook.




