Jacob Elordi ka reaguar për herë të parë pas episodit dramatik të sezonit të tretë të “Euphoria”, ku personazhi i tij, Nate Jacobs, përballet me një fund të errët dhe tronditës që ka ndezur debat në rrjetet sociale.
Në episodin final të transmetuar, Nate përfshihet në probleme të rënda me figura të botës kriminale, ndërsa historia e tij përfundon në mënyrë brutale.
Skena e fundit, që u komentua gjerësisht nga fansat, e shfaq personazhin të mbyllur në një arkivol dhe të përballur me një situatë ekstreme që çon në vdekjen e tij.
Pas transmetimit të episodit, Elordi e cilësoi këtë fund si një zhvillim të fortë artistik për karakterin që ka interpretuar prej vitesh.
Sipas aktorit, Nate Jacobs u detyrua të përballej deri në fund me pasojat e zgjedhjeve dhe sjelljeve problematike që e kanë ndjekur gjatë gjithë serialit.
Jacob Elordi zbuloi edhe disa detaje nga prapaskenat e xhirimeve, duke treguar se skena dramatike është realizuar me një gjarpër të vërtetë, me kërkesë të krijuesit të serialit, Sam Levinson.
Megjithatë, aktori tha se eksperienca gjatë xhirimeve nuk ishte aq e frikshme sa u duk në ekran dhe e përshkroi atmosferën si çuditërisht të qetë.
Në fund, Elordi pranoi se largimi nga “Euphoria” ishte një moment emocional për të, duke theksuar se seriali ka pasur një ndikim të madh në jetën dhe karrierën e tij artistike.




