Berisha: Këtu do jem deri 95 vjeç! Kreu i PD thotë se marrëveshja e tij me Greqinë për detin ishte më e drejtë

featured
Press Online
26 Maj 2026, 06:55

Pas rikonfirmimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ai do të jetë kandidati i opozitës për postin e kryeministrit në vitin 2029.  Gjatë një konference me gazetarët Berisha konfirmoi se ai do të udhëheqë PD drejt zgjedhjeve parlamentare duke sjellë shembullin e një mikut të tij i cili 95 vjeç fitoi garën për kryeministër.

“Një mikun timin, mik të shquar të them të vërtetën, e kanë uruar kryeministër kur ai ishte 95 vjeç. Dhe po të lexosh për të atij, ai i drejtoi me sukses të plotë atë qeveri.  Po a do jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Gjer tani të garantoj që po t’i pjesëtosh për dy moshën time, merr të vërtetën e saj”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe vizitën e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, në Tiranë dhe çështjen ende të pazgjidhur për ndarjen e kufirit detar mes dy venE madhee. Berisha përsëriti bindjen e tij se marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e tij ishte më e drejtë për të dy palët. Ish-kryeministri deklaroi se qeveria e drejtuar prej tij kishte rënë dakord me Greqinë që të shkonin në Gjykatën e Hagës, pasi Kushtetuesja rrëzoi marrëveshjen e arritur.

“Ekspertë ndërkombëtarë, dhe unë e kam ekspertizën, kompani shumë serioze ndërkombëtare që shqyrtoi marrëveshjen pasi u rrëzua, shkruan: ‘Kjo marrëveshje në qoftë se rimatet, rishqyrtohet, mund të dalë shumë e drejtë. Mund të pësojë ndonjë përmirësim. Por në rast se Greqia shpall 12 miljet, gjithçka përmbyset për Shqipërinë, kundër Shqipërisë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama i nisi negociatat nga fillimi, duke e vendosur në pozicion më të dobët Shqipërinë.

Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare në vitin 2009 për ndarjen e kufirit detar u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe, prej atij momenti, Tirana dhe Athina zyrtare ende nuk kanë arritur një marrëveshje të re.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter