Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kapen sërish bashkë?

featured
Press Online
26 Maj 2026, 06:38

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi duket se po e shijojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre, ndërsa paraqitja e fundit publike ka shtuar spekulimet se romanca mes tyre po bëhet serioze.

Modelja dhe ylli i “Euphoria” janë parë së fundmi në Montecito, ku kaluan një mbrëmje private në shoqërinë e miqve të afërt.

Sipas mediave amerikane, dyshja kishte organizuar një darkë larg vëmendjes së publikut, por nuk arritën t’u shpëtonin paparacëve.

Burime pranë çiftit tregojnë se Kendall është shfaqur shumë e afërt me Jacob gjatë gjithë mbrëmjes, duke e përqafuar dhe duke luajtur me flokët e tij, ndërsa mes tyre nuk munguan momentet romantike që tërhoqën menjëherë vëmendjen.

Edhe Jacob Elordi dukej tepër i lumtur pranë modeles, ndërsa në fund të darkës të dy u larguan bashkë me të njëjtën makinë.

Kjo është hera e dytë që Kendall dhe Jacob fotografohen së bashku brenda pak javësh, pas imazheve që qarkulluan nga pushimet e tyre në Hawaii.

Çifti ishte parë gjithashtu edhe në një “double date” me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, duke forcuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje që duket më serioze se kurrë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter