Tre të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën Viti–Kllokot

featured
Press Online
25 Maj 2026, 15:53

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në aksin rrugor Viti–Kllokot, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilan, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit.

“Me datën 25 maj 2026, rreth orës 13:15, kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti–Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.

“Hetuesit policorë të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, shtoi ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter