Prokuroria e Pejës ngriti 139 aktakuza ndaj 142 personave për ndërtime pa leje

featured
Press Online
25 Maj 2026, 12:26

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se për 16 muaj ka ngritur 139 aktakuza ndaj 142 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Kurse, sipas njoftimit, për periudhën kohore janar-prill 2026, pas veprimeve hetimore nga ky institucion, janë ngritur 27 aktakuza ndaj 29 personave për veprën penale të lartcekur.

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale, me theks të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore ndaj çdo personi që vepron në kundërshtim me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së rendit juridik dhe interesit publik”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter