Kylie Jenner “çmend” rrjetin me koleksionin e ri provokues!

featured
Press Online
25 Maj 2026, 10:28

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi nga koleksioni i saj më i ri KHY.

28-vjeçarja u shfaq fillimisht me një fustan të zi shumë të ngushtë, me dekolte të theksuar, të cilin e kombinoi me taka të zeza elegante dhe flokë të mbledhura në topuz.

Më pas, Kylie prezantoi edhe versionin e bardhë të të njëjtit model, duke sjellë një pamje më klasike dhe elegante.

Koleksioni i ri përfshin gjithashtu veshje më të përditshme, si minifunde, xhaketa të shkurtra dhe komplete me geta e bluza me mëngë të gjata, që ndjekin stilin minimalist dhe modern të markës.

Në disa prej fotografive, Kylie pozoi edhe me një pallto bezhë të kombinuar me taka të zeza, duke kompletuar look-un luksoz.

Ndërkohë, postime të tjera gjatë javës e shfaqën pranë një makine Ferrari 488 GTB me ngjyrë të kuqe, ku kishte veshur një kostum të zi që vinte në pah format e saj trupore.

Fotografitë morën menjëherë mijëra reagime dhe komente, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqën edhe komentet plot humor të motrës së saj, Khloe Kardashian.

Kylie Jenner vazhdon të promovojë linjën KHY përmes rrjeteve sociale, ndërsa koleksionet e saj shpesh bëhen pjesë e diskutimeve në industrinë e modës dhe mediat rozë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter