Brikena Selmani dhe Mateo Borri ishin të ftuar specialë në jurinë e emisionit “She’s on Top”, por ajo që mori menjëherë vëmendjen nuk ishte vetëm prania e tyre në studio.
Publiku dhe paneli vunë re dy unaza me diamant në dorën e Brikenës, duke nxitur menjëherë aludime për një martesë të mundshme të fshehtë mes çiftit.

Moderatorja Sara Gjordeni nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse kishin kurorëzuar lidhjen larg syrit të publikut.
Në përgjigjen e tij, Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave ishte dhuratë nga ai, ndërsa tjetra ishte dhuruar nga familja e Brikenës.

Nga ana tjetër, Brikena zgjodhi t’i përgjigjej situatës me humor dhe ironi, duke lënë gjithsesi hapësirë për dyshime.

Ajo deklaroi se Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë të ftuar në dasmën e tyre, nëse një gjë e tillë ndodh në të ardhmen.
Deklarata e saj shkaktoi reagime dhe buzëqeshje në studio, ndërsa fansat në rrjetet sociale nisën menjëherë komentet për marrëdhënien e çiftit.



