Ish-analisti i “Debat Plus”, Bardhyl Hasanpapaj, i cili së fundmi ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) së bashku me ish presidenten Vjosa Osmani dhe që tani është kandidat për deputet nga ky subjekt politik, në një intervistë përballë Ermal Panduri ka folur për arsyen e braktisjes së studios televizive.
“Nuk e kam braktis për t’ju dëmtuar, përkundrazi për t’ju forcuar edhe ju, edhe mediat, edhe qytetarët edhe çdokush që ka nevojë për një politikë të re që bashkon, që ndihmon, që është më njerëzore dhe nuk është politikë përçarëse, thyerëse dhe sharëse ndaj qytetarëve. Kjo është edhe arsyeja në fakt që unë po i bashkohem politikës sot, që ndoshta nuk është që kam pasur ndonjë ambicie apo dëshirë personale, por e shoh si një angazhim të një rrugëtimi të gjatë profesional në jetën time”, ka thënë Hasanpapaj.
Ai tutje është shprehur se njeriu, kudo që punon, duhet të punojë me nder dhe se angazhimi i tij në politikë nuk ka të bëjë me atë që nëse nuk angazhohet një profesionist, i lihet hapësirë të tjerëve.
“Duhet ta ndajmë të mirën në dobi të të tjerëve”, ka thënë ndër të tjera ai.
https://www.youtube.com/watch?v=pKoKlGg1QWo



