Gashi për audioincizimin: Vuçiqit iu rrëzua miti i “të fortit”, goditje e rëndë për institucionet e sigurisë së Serbisë

featured
Press Online
23 Maj 2026, 22:43

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus”, duke komentuar audioincizimin e publikuar ekskluzivisht nga Dukagjini, ku dëgjohet duke folur presidenti i Serbia, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-nënkryetari i komunës së Graçanicë, Serxhan Popoviq, ka thënë se kjo do të jetë shumë shqetësuese për Vuçiqin, por për Kosovën është një zhvillim pozitiv.

“Është shumë shqetësuese për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq… Me e kuptu edhe në publik që telefonatat e tij, bisedat telefonike janë përgju dhe që dikush, qoftë edhe në institucionet e sigurisë ndërkombëtare por edhe të Kosovës… e dimë se çka flet ai, një president i Serbisë. Kjo është për një autokrat të nivelit të lartë, i cili e tmerron Serbinë por edhe e kërcënon e shantazhon Evropën e rajonin, kjo është një sfidë e madhe… dhe rrëzon shumëçka nga reputacioni i ‘të fortit’”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka deklaruar se edhe institucionet e sigurisë së Serbisë po dëmtohen rëndë nga ky zhvillim.

“Institucionet e sigurisë të Serbisë po ashtu rrëzohen, dëmtohen në imazh me këto fakte, kështu që ky është mesazh përtej asaj çka dëgjojmë aty. Fakti që presidentin e Serbisë po e dëgjojmë në Prishtinë çka ka fol në telefon, kallxon shumë se sa e dobët është Serbia dhe sa i dobët është presidenti i Serbisë që shitet si i fortë”, ka thënë ai, duke shtuar se ajo çfarë dëgjohet aty do ta ketë efektin e vet në ditët në vijim.

https://www.youtube.com/watch?v=WVfyQCAxryg

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter