Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes me SHBA-në

featured
Press Online
23 Maj 2026, 22:04

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani është afër një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara lidhur me konfliktin dhe tensionet mes dy venE madhee, ndërsa edhe Teherani ka sinjalizuar progres në negociatat e javës së fundit.

Në një intervistë për CBS News, Trump tha se ka parë një draft-marrëveshje me Iranin, por shmangu detaje të mëtejshme.

“Nuk e di ende nëse është mjaftueshëm e mirë. Do të firmos vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam”, deklaroi ai, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane paralajmëroi se ende nuk ka dakordësi për çështjet kryesore.

Sipas tij, Irani po punon mbi një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, i cili pritet të finalizohet për të hapur rrugën e negociatave të mëtejshme brenda 30 deri në 60 ditëve.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Indi, u shpreh me optimizëm për negociatat dhe përsëriti qëndrimin e SHBA-së se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi bisedime me Trump dhe liderët e venE madhee të Gjirit lidhur me negociatat me Iranin, ndërsa Franca po kërkon një zgjidhje diplomatike dhe rihapjen e plotë të ngushticës së Hormuzit.

Tensionet mbeten të larta edhe në terren. SHBA-ja vijon bllokadën ndaj porteve iraniane që prej 13 prillit, ndërsa Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se ka E madheijuar mbi 100 anije dhe ka lejuar kalimin e 26 mjeteve humanitare.

Nga ana tjetër, Irani pretendon kontroll ushtarak mbi zonën përreth Ngushticës së Hormuzit dhe ka deklaruar se çdo kalim kërkon koordinim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter