Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum, pritet procesi i numërrimit

featured
Press Online
23 Maj 2026, 20:40

Demokratët votuan sot për t’i dhënë një mandat të ri në krye të PD, liderit historik Sali Berishës. Sali Berisha ishte i vetmi kandidat në fletën e votimit, ndaj PD e ka cilësuar procesin një referendum për konfirmimin e tij dhe vetë  Berisha përsëriti se ky është  një  proces demokratik.

“I garantoj, i garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre, ndaj qëndrimeve të tyre”, deklaroi Berisha.

Partia Demokratike përjashtoi nga kjo garë ata kandidatë që kërkuan të dalin përballë Sali Berishës, mes të cilëve edhe ish-deputetin Ervin Salinjin. Sipas Berishës, Salianji nuk mund të  jetë  pjesë  e PD dhe e garës duke e akuzuar për lidhje me krimin

 “Përfaqësues të botës së krimit nuk kanë dhe nuk do kenë kurrë vend në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit është ndarje për jetë a vdekje. Kjo është zgjidhje përfundimtare e jona. Askush dhe asnjëri nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit. Jo. Zero”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha është zgjedhur për herë të parë kryetari i PD në vitin 1991 dhe për më shumë se 3 dekada ai ka dominuar Partinë Demokratike.  Ai u rikthye në krye të PD në vitin 2022 pasi shkarkoi kryetarin Lulzim Basha i cili vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata”.

Një nga premtimet kryesore të lëvizjes që riktheu Berishën në krye të PD ishte vendosja në statut e detyrimit që kryetari i partisë kur humbet zgjedhjet jep dorë heqjen dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë.

Por Sali Berisha vendosi të mos e zbatojë këtë nen të statutit pasi sipas tij zgjedhjet e 2025 ishin farsë elektorale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter