“Demokratët bojkotuan Berishën”, Salianji publikon fletët ku disa nga anëtarët e partisë kanë votuar për të

featured
Press Online
23 Maj 2026, 18:37

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale për procesin e votimit në Partinë Demokratike dhe akuzat e kryetarit të PD Sali Berisha ndaj tij.

Sipas Salianjit, demokratët e kanë bojkotuar Berishën, pasi pjesëmarrja në zgjedhje është e ulët dhe ai është shndërruar në simbolin e votimit pa garë.

Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe”, shkroi në rrjetet sociale Ervin Salianji.

Ish deputeti demokrat publikoi edhe disa fletë votimi ku demokratët kanë shkruar emrin e tij dhe kanë votuar për të.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter