Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, thotë se angazhimi i tij politik është i bazuar në besnikëri ndaj vlerave, shtetit dhe qytetarëve, e jo në interesa personale apo momentale.
Gashi, ka publikuar edhe deklarimin e tij lidhur me këtë në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, teksa thotë se do të mbetet i përkushtuar ndaj LDK-së dhe parimeve që, sipas tij, e kanë udhëhequr gjatë gjithë karrierës politike.
“Sepse unë jam LDK. Jam Arben Gashi. Nuk jam prej atyre që lëvizin me erën e interesit apo të momentit. Besnikëria ndaj vlerave, shtetit dhe njerëzve ka qenë gjithmonë rruga ime. Në politikë nuk qëndroj për karrige, qëndroj për përgjegjësi”, ka shkruar Gashi.



