Zendaya “vjedh” gjithë vëmendjen në New York! Pse?

featured
Press Online
22 Maj 2026, 01:46

Zendaya ka rrëmbyer vëmendjen në prezantimin e koleksionit “Cruise 2027” të Louis Vuitton, duke u kthyer menjëherë në një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.

Aktorja u shfaq në eventin e organizuar në Frick Collection e veshur me një fustan të shkurtër argjendi, që u konsiderua menjëherë një nga look-et më të spikatura të eventit.

Edhe pse në prezantim morën pjesë shumë personazhe të famshëm, Zendaya arriti sërish të dominojë tapetin me paraqitjen e saj elegante dhe minimaliste.

Ylli i serialit “Euphoria”, e cila është gjithashtu ambasadore e markës, zgjodhi një krijim saten me prerje asimetrike dhe supe të lëshuara që theksonte siluetën e saj.

Pamja u kompletua me taka në të njëjtën nuancë argjendi dhe vathë diamanti, ndërsa modeli i flokëve tërhoqi po aq vëmendje sa veshja.

Zendaya u shfaq me një prerje të shkurtër bob dhe balluke anash, duke rikthyer atmosferën ikonike të modës së viteve ’60 dhe duke i dhënë look-ut një frymë retro elegante.

Në event morën pjesë edhe Anne Hathaway dhe Emma Stone, por mediat e modës dhe rrjetet sociale u fokusuan kryesisht tek paraqitja e Zendaya-s.

Kjo konsiderohet si një nga daljet e saj më të komentuara së fundmi, pas promovimit të projekteve të reja, përfshirë sezonin e tretë të “Euphoria” dhe filmin “Drama”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter