Paul Rudd ka bërë një rrëfim surprizues për të kaluarën e tij, duke zbuluar se është arrestuar dy herë kur ishte adoleshent.
Në një intervistë në podkastin “Friends Keep Secrets”, aktori kujtoi një incident të frikshëm nga mosha 16-vjeçare, kur po argëtohej me miqtë e tij duke luajtur me pistoleta uji.
Ne thjesht po spërkatnim njëri-tjetrin. Ishim thjesht banditë të zakonshëm
-tregoi ai.
Por situata mori një kthesë dramatike kur policia i ndaloi. Sipas Rudd, një prej oficerëve reagoi në mënyrë ekstreme.
Ky polic ishte një psikopat i vërtetë. Ai na drejtoi një armë dhe tha: ‘Më mirë lutuni që të jetë një pistoletë uji’
-kujtoi aktori.
Rudd tha se ai dhe shoku i tij u akuzuan për drejtim të pakujdesshëm, edhe pse, sipas tij, pretendimet e policisë nuk ishin të vërteta.
Ai pretendoi se po lëviznim në korsinë tjetër, gjë që nuk ishte e vërtetë
-u shpreh aktori, duke shtuar se iu desh të paraqitej edhe në gjykatë për incidentin.
Ylli i Ant-Man tregoi se vite më vonë pati një tjetër përballje me policinë gjatë vitit të parë në University of Kansas.
Sipas tij, ai ishte nën moshën e lejuar për konsum alkooli dhe mbante një kanaçe birre jashtë një bari kur u ndalua nga oficerët.
Rudd tha se u përpoq t’u shpjegonte policëve se nuk kishte pirë, por ata nuk e besuan dhe ai përfundoi sërish në gjykatë.
Megjithatë, këtë herë dënimi ishte më i lehtë dhe aktori u urdhërua të kryente shërbim ndaj komunitetit në një klub lokal për të rinjtë.



