Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se përdorimi i armëve bërthamore konsiderohet një masë emergjente për sigurinë e Rusisë, gjatë një videokonference me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko.
Deklarata u bë në kuadër të stërvitjes së përbashkët bërthamore që po zhvillojnë Rusia dhe Bjellorusia.
Putin tha se, përballë rritjes së tensioneve globale dhe kërcënimeve të reja, forcat bërthamore mbeten garanci për sigurinë dhe sovranitetin e dy venE madhee. Ai theksoi se një nga objektivat kryesore të stërvitjes është testimi praktik i raketave balistike dhe raketave kruiz.
Presidenti rus shtoi gjithashtu se Rusia po vepron sipas një plani të paracaktuar dhe nuk është e përfshirë në garë armatimesh. Sipas tij, vendi po vazhdon zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve bërthamore.
Stërvitjet ushtarake ruse për përgatitjen dhe përdorimin e forcave bërthamore po zhvillohen nga 19 deri më 21 maj. Ato përfshijnë edhe armët bërthamore të vendosura në Bjellorusi, ndërsa trajnimet për përdorim luftarak kanë nisur që më 18 maj.



