Netflix do të publikojë më 3 qershor serialin e ri dokumentar me tre pjesë “Michael Jackson: Verdict”, i cili rikthen në vëmendje gjyqin e shumëpërfolur të Michael Jackson në vitin 2005, ku ai u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për ngacmim seksual të fëmijëve.
Dokumentari fokusohet te akuzat e ngritura ndaj ikonës së popit në vitin 2003, zhvillimet gjatë procesit gjyqësor dhe mënyra sesi mediat ndikuan në perceptimin publik të çështjes.
Në serial përfshihen dëshmi nga persona të lidhur drejtpërdrejt me procesin, mes tyre anëtarë të jurisë, dëshmitarë, prokurorë dhe pjesëtarë të ekipit mbrojtës. Përmes tre episoE madhee prezantohen argumentet e të dyja palëve dhe mënyra si u zhvillua çështja në gjykatë.
Edhe pse Michael Jackson u lirua nga të gjitha akuzat, debatet dhe polemikat rreth jetës së tij private vazhduan edhe pas vdekjes së tij në vitin 2009.
Dokumentari drejtohet nga Nick Green, ndërsa producente ekzekutive është Fiona Stourton. Autorët thanë për “Tudum”, se tani ishte momenti i duhur për t’iu rikthyer gjyqit dhe për ta trajtuar atë si një rrëfim historik.
Kanë kaluar 20 vjet që nga gjyqi i Michael Jackson ku ai u shpall i pafajshëm. E megjithatë, deri më sot, polemikat vazhdojnë të nxehen
-deklaruan krijuesit e serialit.
Ata theksuan se kamerat nuk lejoheshin në sallën e gjyqit, çka bëri që publiku të merrte informacion të fragmentuar përmes raportimeve mediatike.
Ishte koha për të hedhur një vështrim mjeko-ligjor në gjyq në tërësi
-thanë regjisorët.
Sipas autorëve, qëllimi i dokumentarit ishte të prezantonte procedurat gjyqësore dhe të sillte dëshmi vetëm nga persona që kishin qenë pjesë direkte e ngjarjeve.
Qëllimi ishte t’i prezantohej audiencës procedurat dhe të flitej vetëm me dëshmitarët që morën pjesë në ngjarje
-u shprehën ata.
Seriali është krijuar nga David Herman, i cili mban edhe rolin e producentit ekzekutiv së bashku me Fiona Stourton dhe James Goldston, ndërsa produksioni është realizuar nga “Candle True Stories”.



