Rolando Maran është emëruar zyrtarisht trajner i Shqipëria, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2028.
Ai u prezantua nga presidenti i FSHF, Armand Duka, në një ceremoni të zhvilluar më herët gjatë ditës.
Me të në stafin teknik është edhe ndihmësi i tij besnik, Cristian Maraner, i cili e ka shoqëruar Maranin në disa klube të njohura italiane si Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Pisa dhe së fundmi Brescia.
56-vjeçari italian do të jetë krahu i tij i djathtë edhe në Kombëtaren kuqezi.
Rolando Maran pritet të marrë drejtimin e kombëtares kuqezi në një periudhë të re, me objektiv përmirësimin e performancës dhe forcimin e skuadrës në kompeticionet ndërkombëtare.




