Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Sipas njoftimit të IHMK-së, vende-vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime elektrike, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të sillen mes 6 deri 9 gradë Celsius ndërkaq ato maksimale do të sillen mes 18 deri në 22 gradë Celsius.



