Apple Martin ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e saj në Hollywood, pasi është përzgjedhur në një projekt të ri kinematografik nga regjisorja e njohur Nancy Meyers.
Vajza e Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin konfirmoi lajmin në rrjetet sociale, duke ndarë entuziazmin e saj për debutimin në film.
Ëndrra ime u bë realitet! Faleminderit, Nancy Meyers, që më dhe këtë mundësi
-shkroi ajo.

Filmi i ri i Meyers ka ngjallur interes të madh në Hollywood, pasi regjisorja qëndron pas disa prej komedive romantike më të famshme si “The Holiday”, “Something’s Gotta Give” dhe “It’s Complicated”.
Premiera e projektit të ri pritet të mbahet gjatë Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm.
Në kastin e filmit do të jenë edhe emra të njohur si Kieran Culkin, Jude Law, Penélope Cruz dhe Owen Wilson.
Me këtë projekt, Apple Martin duket se po ndjek hapat e nënës së saj, e cila ka bashkëpunuar më parë me disa prej këtyre aktorëve gjatë karrierës së saj në Hollywood.
Detajet e filmit ende nuk janë bërë publike, por Nancy Meyers ka lënë të kuptohet se historia mund të ketë elemente gjysmë-autobiografike.
Regjisorja e përshkroi projektin si një histori për “një grup njerëzish që bëjnë një film dhe magjinë e misterin që fshihet pas tij”.
Përveç interesit për aktrimin, Apple Martin ka ndërtuar një profil edhe në botën e modës. Ajo u diplomua së fundmi në “Vanderbilt University” në Nashville dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura si Chanel, Chloé dhe Gap.
Tani, me hyrjen e saj në botën e filmit, Apple Martin duket gati të krijojë identitetin e saj larg hijes së prindërve të famshëm.



