Guxim apo pakujdesi? Charli XCX rrëfen se fle me make-up?

featured
Press Online
21 Maj 2026, 01:34

Charli XCX ka habitur fansat me një rrëfim të pazakontë për rutinën e saj të bukurisë, duke zbuluar se shpesh fle me makeup-in ende në fytyrë pas netëve të gjata jashtë.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja tregoi se nuk e sheh të domosdoshme ta heqë grimin menjëherë sapo kthehet në shtëpi, pasi e konsideron këtë pjesë të stilit të saj të veçantë “grunge”.

Nëse kanë mbetur pjesë të makeup-it, më pëlqen kështu. Grunge është pjesë e idesë. Dita tjetër tashmë ka filluar, kështu që thjesht fle me të

-u shpreh artistja.

Charli foli gjithashtu për mënyrën se si e përdor makeup-in si formë shprehjeje personale dhe jo thjesht si element estetik.

Ajo tregoi se preferon një pamje më dramatike, me sy të errët dhe eyeliner të theksuar, duke shtuar se nuk i ndjek rregullat tradicionale të bukurisë dhe pëlqen të eksperimentojë vazhdimisht me pamjen e saj.

Këngëtarja zbuloi se edhe pas eventeve të mëdha si Met Gala ka qëndruar jashtë deri në orët e para të mëngjesit pa ndryshuar makeup-in, duke e lënë atë të “evoluojë natyrshëm” gjatë natës.

Sipas saj, sekreti i vërtetë i bukurisë lidhet me autenticitetin dhe vetëbesimin.

Bëhu i guximshëm, shpreh veten dhe mos kopjo të tjerët

-tha Charli XCX.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter