ZYRTARE! Beshiktashi del me deklaratë për të ardhmen e Ernest Muçit!

featured
Press Online
20 Maj 2026, 21:56

Marrin fund dilemat për të ardhmen e Ernest Muçit. Ashtu siç ishte caktuar mes klubeve, me datën 20 maj ka marrë fund telenovela rreth futbollistit, pasi Beshiktashi ka bërë të ditur që klubi i Trabzonspor ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit shqiptar.

“Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huazimit u aktivizua nga Trabzonspor.

Sipas asaj, Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë shumën prej 8,5 milionë euro plus TVSH.

Falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shkrihej në njoftimin e Beshiktashit.

LEXO EDHE: Një mbrëmje vendimtare në futbollin europian/ Finalja e Europa League sonte ekskluzivisht në DigitAlb!

Muçi deri më tani te Trabzonspor ka shënuar 15 gola, si dhe ka dhënë 9 asiste, duke i siguruar skuadrës pikë të rëndësishme për të arritur evropën përmes kampionatit, por edhe duke e udhëhequr në kupë. Falë Muçit Trabzonspor do të luajë finalen e Kupës së Turqisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter