Zara McDermott është gjendur papritur në qendër të një stuhie në rrjet, pasi një moment krejtësisht miqësor me Joey Essex u kthye në burim spekulimesh dhe sulmesh online.
Ish-banorja e “Love Island”, e cila aktualisht është në një lidhje me yllin e Louis Tomlinson, po merr pjesë së bashku me Joey Essex në sezonin më të ri të emisionit “Cooking With The Stars”.

Gjithçka nisi pasi dyshja u fotografua duke dalë nga festa përmbyllëse e xhirimeve, ku Essex i dha Zarës një puthje miqësore në faqe. Megjithatë, momenti u interpretua ndryshe nga një pjesë e fansave të Tomlinson, duke ndezur menjëherë thashethemet për tradhti.
Situata u përshkallëzua edhe më tej pasi në internet nisi të qarkullonte një video deepfake, ku Zara dhe Joey shfaqeshin në një përqafim intim të manipuluar digjitalisht.

Deri tani, Zara nuk ka reaguar publikisht për gjithë bujën që është krijuar, ndërsa Louis Tomlinson ndodhet aktualisht në një pushim njëmujor nga turneu i albumit të tij të tretë “How Did I Get Here?”.
Pavarësisht komenteve negative, shumë fansa kanë dalë në mbrojtje të moderatores dhe influencueses britanike në rrjetet sociale.
Ti je perfekte, e bukur dhe e mrekullueshme. Mos lejo askënd të ta zbehë dritën. Je personi më i ëmbël dhe më i mirë
-shkroi një ndjekës në Instagram.
Një tjetër komentonte:
Duhet shumë guxim dhe qetësi për të mos reaguar ndaj thashethemeve dhe për të mos ushqyer narrativa të shtrembëruara. Ata nuk i detyrohen askujt asgjë.
Ndërsa një fans tjetër shtoi:
Më pëlqen përmbajtja jote Zara. Je e mrekullueshme dhe jam lodhur duke parë komente të liga ndaj teje. Vazhdo të jesh vetvetja.
Sipas raportimeve, Zara dhe Joey janë afruar gjatë xhirimeve të programit, por burime pranë Essex këmbëngulin se marrëdhënia mes tyre është vetëm shoqërore.
Zara dhe Joey u bënë miq të mirë gjatë xhirimeve. Ata shkuan shumë mirë me njëri-tjetrin, por gjithçka është krejtësisht e pafajshme. Nuk ka asgjë romantike mes tyre
-tha një burim për mediat britanike.
Në të njëjtën kohë, raportimet tregojnë se Zara po përballet prej kohësh me sulme të vazhdueshme nga disa fansa të Louis Tomlinson, të cilët kritikojnë pothuajse çdo lëvizje të saj.
Akuzohet se po e ndjek Louis kudo nëpër botë ose kritikohet se nuk është mjaftueshëm mbështetëse ndaj tij
-tha një burim për “The Sun”.
Burimi shtoi gjithashtu:
Fatkeqësisht për Zarën, lidhja me Louis vjen me sulme të vazhdueshme online nga fansa që nuk mendojnë se asnjë vajzë është e duhura për të.



