Sipas “Mundo Deportivo”, deri në 10 futbollistë të ekipit të parë të Real Madridit mund të largohen këtë verë, në kuadër të një “pastrimi” të madh, pas sezonit të dytë radhazi pa trofe. Ndryshimet dhe largimet do të varen nga trajneri i ri, i cili pritet të jetë José Mourinho. I pari që kërkohet të largohet është portieri Lunin, pavarësisht paraqitjeve të mira. Klubi synon promovimin e Javi Navarro.
Në mbrojtje, Dani Carvajal dhe David Alaba largohen si lojtarë me kontrata që skadojnë. Rüdiger ka rinovuar edhe një vit. Në të majtë, Fran García është në listë largimesh, ndërsa Álvaro Carreras qëndron. Mendy mund ta ndërpresë kontratën për shkak dëmtimi.
Në mesfushë janë Ceballos, Camavinga dhe Valverde në listë shitjesh. Ceballos ka edhe një vit kontratë; Camavinga nuk ka bindur; ndërsa Valverde mund të sjellë fitim të madh. Në sulm, Gonzalo ka pasur pak minuta. Për Vinicius nuk ka ende rinovim dhe mund të shitet për të shmangur largimin falas më 2027.



