Kim Kardashian habit fansat! Merr 35 suplemente në ditë, por një pilulë e “tradhtoi”?

featured
Press Online
20 Maj 2026, 15:27

Kim Kardashian ka bërë një rrëfim surprizues për rutinën e saj intensive të kujdesit ndaj shëndetit, duke zbuluar se konsumon rreth 35 suplemente çdo ditë për të ruajtur mirëqenien fizike.

Ylli i televizionit foli hapur gjatë podcastit “Good Hang”, i moderuar nga Amy Poehler, ku diskutimi u fokusua te shëndeti i grave pas moshës 40-vjeçare, analizat e gjakut, vitaminat dhe kujdesi për kockat.

Unë marr ndoshta 35 suplemente në ditë. I ndaj në tri doza dhe në një moment mendova: ‘Nuk mund ta marr më këtë vaj peshku. Jam lodhur nga kaq shumë pilula’

-tregoi Kim.

Sipas saj, lodhja nga marrja e vazhdueshme e tabletave e shtyu të ndërpriste përkohësisht konsumimin e fish oil, suplementit të njohur me omega-3. Por vendimi nuk zgjati shumë.

Kim tha se analizat e gjakut treguan menjëherë ndryshim sapo e ndaloi suplementin, duke e detyruar ta rifillonte përsëri.

Vaji i peshkut konsiderohet një nga suplementet më të përdorura për mbështetjen e shëndetit të zemrës, trurit, nyjave dhe lëkurës, falë përmbajtjes së lartë të aciE madhee yndyrore omega-3.

Megjithatë, Kardashian pranoi se rutina e saj shpesh i shkakton atë që ajo e quajti “lodhje nga pilulat”, një ndjesi e zakonshme tek personat që konsumojnë shumë suplemente çdo ditë.

Rrëfimi i saj ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po diskutojnë nëse rutina të tilla janë vërtet të nevojshme apo nëse njerëzit po bëhen gjithnjë e më të varur nga suplementet për të ruajtur shëndetin dhe pamjen fizike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter