Seancë e Gjykatës Kushtetuese me shtatë iniciativa në rend dite

featured
Press Online
20 Maj 2026, 09:12

Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë seancën e 14-të, me fillim në ora 09:30, në të cilën do të shqyrtojë disa iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha të ndryshme, përfshirë urbanizmin, mjedisin jetësor, shëndetësinë dhe vetëqeverisjen lokale.

Siç informon Gjykata, parashihet shqyrtimi i shtatë iniciativave që përfshijnë dispozita nga Ligji për ndërtim, Ligji për gjahun dhe gjuetinë, Ligji për menaxhimin me mbeturinat, si dhe akte nga fusha e sigurimit shëndetësor dhe vendime të miratuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Në rend dite është edhe një informacion për një lëndë lidhur me dispozita të Ligjit për gjykatat, ndërsa Gjykata do të vendosë edhe për një projekt-vendim për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 176 paragrafi 2 të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter