Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Lefter Kokën

featured
Press Online
20 Maj 2026, 07:05

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për inceneratorin e Elbasanit, duke mos pranuar rekursin e të dënuarve.

Apeli dënoi Lefter Kokën me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj, ndërsa Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.

Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 4.8 vite.

Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin, që u dënua me 2 vite burg, dhe Serafin Papa me 1.4 vite burg.

Vendimi u dha po nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni dhe Sokol Binaj, ku ky i fundit ishte edhe relator i çështjes.

Dënimet për Inceneratorin e Elbasanit:

Lefter  Koka 10 vjet,  me gjykim të shkurtuar 6 vjet e 8 muaj

Alqi Bllako – 4 vjet – me gjykim të shkurtuar 2 vjet e 8 muaj

Pëllumb Abeshi  4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj

Bardhyl Çibiri 3 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite burg

Serafin Papa 2 vite burg me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj

Jonida Zeqo  4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj

Mirel Mërtiri 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj

Stela Gugallja 7 vite burg me gjykim të shkurtur 4 vite e 8 muaj

Klodian Zoto 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8muaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter