Progres me IBAR, Coela vendos te enjten, Këshilli Europian reagon për Vizion Plus

featured
Press Online
20 Maj 2026, 06:24

Shqipëria pritet të kalojë një prej provave më të rëndësishme në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Mësohet se në Bruksel vendet anëtare janë afër arritjes së dakortësisë për tekstin e pozicionit të përbashkët, të ndërmjetëm për grup kapitullin e parë.

Sot çështja e Shqipërisë u diskutua në mbledhjen e grupit të punës për zgjerimin, i njohur me emrin Coela, por Këshilli Europian konfirmoi për Vizion Plus se do të ketë edhe një diskutim ditën e enjte, pasi  disa vende anëtare nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile

Ndërkaq, të premten miratimi i pozicionit të përbashkët për grup kapitullin e parë, ose thënë ndryshe miratimi i IBAR është vendosur në axhenden e mbledhjes së ambasadorëve të venE madhee anëtare të Bashkimit Europian.

Në emër të qeverisë shqiptare, ministri i Drejtësisë Toni Gogu u shpreh optimist për zhvillimet në Bruksel.

IBAR është një proces që tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të venE madhee anëtare dhe tregon që procesi lëviz, dhe ka mbështetje faktike dhe institucionale të çdo mase nga ana jonë. Besoj në fund të ditës ky raport që ka vlerësuara masat tona ka të bëjë me rezultate që ne duam të shohim në vijim nga sistemi i drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë Toni Gogu

Pas miratimit të këtij dokumenti, edhe nga ambasadorët e venE madhee anëtare të Bashkimit Evropian pritet të caktohet  data për konferencën ndërqeveritare. Me miratimin e IBAR, Shqipëria do të nisë dhe procesin e mbylles së kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter